Vendosni një takim

info@belmedicks.com     +383 49 455 999
Orari i punës: Pon - Sub 8:00 - 20:00

Neurologia

Neurologjia paraqet një degë të mjekësisë e cila merret me çrregullimet e sistemit nervor, në veçanti merret me përshkrimin dhe spjegimin e pasqyrës klinike të sëmundjeve të cilat janë të shkaktuara nga proceset patologjike dhe lezioneve në strukturat e caktuara të sistemit nervor ose çrregullimet në funksionimin e tyre.

Neurologët e poliklinikës Bel Medic International diagnostifikojnë, përcjellin         ( monitorojnë) , kontrollojnë dhe mjekojnë shumë gjendje dhe sëmundje, duke filluar nga kokëdhembja ( migrena ) , marramendja dhe epilepsia, çrregullimet e të mbajturit mend (sëmundja   Alzhajmer dhe demencat e ndryshme, sklerozën multiple, sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundjet e lëvizjeve të paullnetshme          ( tremor, distoni, etj.)

Në kuadër të trajtimit të kokëdhembjes dhe gjendjeve të ndryshme kronike- neuropatike, në Bel Medik International mund të diagnostikohen dhe mjekohen të gjitha llojet e kokëdhembjeve, por edhe sëmundjet e ndryshme kronike në (kokë, fytyrë, qafë dhe shtyllën kurrizore) të cilat nuk janë qartë të provokuara nga sëmundjet reumatizmale, vaskulare ose sëmundjet kirurgjike. Në mjekimin e sëmundjeve të lëvizjeve të pavullnetshme  në Bel Medic aplikohet toksina botulinike , aplikimi i të cilës në mjekësi është e njohur për më shumë dekada.

Vizitën e realizon mjeku – specialist neurolog, i cili merret me ekzaminimin dhe mjekimin e sëmundjeve të sistemit nervor- trurit, shtyllës kurrizore, nervave periferikë dhe muskujve. Vizita nuk është e pakëndshme, ose e dhimbshme dhe përfshin ekzaminimin e gjendjes së vetëdijes, kontrollimin e funksioneve themelore psiqike , ekzaminimin e nervave kranialë, vlerësimin e funksioneve, tonusit dhe forcës së muskujve, ekzaminimi i reflekseve të muskujve, ekzaminimi i ecjes dhe kordinimit të lëvizjes, ssenzibilitetin dhe kontrollën e sfinkterëve. Vizita zgjat deri në 30 min.

Vizita përfshin:

  • Anamnezën- biseda me pacientin rreth ankesave
  • Njohuritë rreth dokumentacionit mjekësor paraprak ( nëse ka )
  • Vlerësimin themelor të funksioneve psiqike
  • Ekzaminim neurologjik ( ekzaminimi fizikal i cili përfshin ekzaminim të nervave kranial ( trunor) , pjesës motorike  dhe senzorike të sistemit nervor, funksionin e trurit të vogël dhe koordinimin e lëvizjes.

Këshilla dhe rekomandimet për trajtim të mëtutjeshëm ( poqese ka nevojë ) dhe propozim për diagnostikim eventual shtesë ( ekzaminim me ultratingull, rezonanca magnetike ( MRI ) , EEG.