Vendosni një takim

info@belmedicks.com     +383 49 455 999
Orari i punës: Pon - Sub 8:00 - 20:00

Pediatria

Vizita e përgjithshme pediatrike – Brenga për shëndetin dhe shërimin e fëmiut është njëkohësisht mjekësi preventive për populaten në moshë, për të ardhmen.
Brenga për më të rinjët ka qëllim të parandalojë sëmundjet përms vaksinimit dhe vizitave të rregullta sistematike për fëmijët e të gjitha moshave.
Duke iu falemnderuar përvojës, kuadrove profesionale, punës ekipore, por para së gjithash angazhimit dhe përkushtimit të madh , pacientëve më të rinj iu mundësohet nivel i lartë i mjekimit  dhe përkujdesjes shëndetësore.
Në trajtimin e pacientëve të vegjël përcillen trendet më të reja terapeutike. Qasja multidisiplinare në diagnostikë dhe mjekim , nënkupton bashkëpunimin e ngushtë me kolegë të specializimeve  dhe subspecializimeve tjera.

Vizita kardiologjike – Vizita kardiologjike është pikë e mire prej të cilës çdo pediatër duhet të fillojë .Kjo vizitë përbëhet prej matjes së pulsit, ritmit dhe forces së muskulit të zemrës. Mandej ndëgjohet tingulli i zemrës dhe konkludohet a ka zhurma në zemër.  Nëse te pediatri shfaqet çfarëdo qoftë dyshimi , është e nevojshme matja e tensionit të gjakut te fëmiu si dhe ultrazëri i zemrës, në mënyrë që të eliminohen të gjitha dyshimet dhe të vendoset diagnoza e saktë.

Vizita e ORL- së te fëmijët -Edhe kjo ndoshta është vizitë pediatrike, e cila  shpesh  bëhet te fëmijët. Pezmatimet e veshëve te fëmijët e vegjël janë fenomen mjaft i shpeshtë, për ate vizita te specialisti i ORL-së është e nevojshme, në mënyrë që të vërtetohet se për cilin lloj të pezmatimit bëhet fjalë dhe cilën terapi duhet rekomanduar.

Vizita gastroenterologjike te fëmijët – Dhimbjet e barkut janë simptom i shpeshtë dhe një prej arësyeve që të kërkohet ndihmë nga pediatri. Vizita bëhet me palpim të lehtë të barkut , vështrim  për enjtje  eventuale dhe dhimbje lokalizuese. Në bazë të kësaj vizite mjeku mund të vërtetojë shkaktarët dhe simptomet e sëmundjes, dehidrimin eventual te fëmijët  si dhe pengesat e ngjashme gastroenterike.

EEG te fëmijët – Elektroencefalografia ( EEG ) është një metodë me të cilën regjistrohet aktiviteti i trurit me ndihmën e elektrodave që vendosen në sipërfaqe të kokës. Elektroencefalografia është shfaqje grafike e aktiviteteve elektrike të trurit , i cili aktivitet fitohet permes  këtij inçizimi  dhe të cilin e interpreton mjeku si dhe nxjerr konkluzione. Inqizimi zgjat 20 – 40 minuta.

Vizitat sistematike te fëmijët -Brenga për shëndet të mire dhe shërim të fëmijëve , është njëkohësisht preventive mjekësore  për popullatën e rritur.

Duke iu falemnderu përvojës, kuadrove profesionale, punës ekipore, por para së gjithash angazhimit dhe përkushtimit të madh , pacientëve më të rinj iu mundësohet nivel i lartë i kujdesit shëndetësor  dhe mjekimit të tyre.

Vizita sistematike nënkupton matjen e peshës trupore, gjatësisë trupore, perimetrit të kokës, perimetrit të kraharorit, vizita e shqisave të ndijimit, zemrës, mushkërive, eshtrave dhe muskujve. Në këtë mënyrë përcillet rritja dhe zhvillimi , shenjat e zhivlimit në pubertet, gjendja e boshtit të kurrizit, pasha trupore e shtuar, shprehitë e këqija të të ushqyerit dhe  stili i përditshëm i  jetës  si dhe zbulimi me kohë i sëmundjeve dhe çrregullimeve.

Klinikat tona

Klinikat më moderne – ekspertët më të shquar

Endokrinologji

Vizita endokrinologjike Vizita endokrinologjike përfshin bashkëbised...

Lexoje

Laboratori

Marrja e gjakut propozohet për preventive, deri në moshën 50 vjeça...

Lexoje

Gjinekologji

Gjinekologji Si degë e mjekësisë, gjinekologjia merret me studimin ...

Lexoje

Dermatologjia

Dermatologjia me kozmetologjinë Lëkura e bukur dhe e shëndoshë ë ...

Lexoje

Kardiologjia

Kardiologjia Ordinanca kardiologjike në  poliklinikën Bel Medic në...

Lexoje

Interne

Mjekësia interne Mjekësia interne  merret me problemet dhe sëmundj...

Lexoje