Vendosni një takim

info@belmedicks.com     +383 49 455 999
Orari i punës: Pon - Sub 8:00 - 20:00

Reumatologjia

Vizita reumatologjike në ordinance Bel Medic International  përbëhet prej një anamneze të detajuar dhe ekzaminimit fizik , duke i kushtuar vëmendje të veçantë shenjave të inflamaciuonit në nyje ( temperature, enjtja e indeve të buta, edemat) si dhe statusi funksional i nyjeve ( shkalla e lëvishmërisë së nyjes, deformimet, atrofia ). Egzaminimi i mëtejshëm i detajuar plotësohet me analiza të caktuara laboratorike varësisht nga ajo se në cilën sëmundje dyshohet. Bëhet fjalë për një pasqyrë klinike komplete me përcaktimin e shpejtësisë së sedimentit  të eritrociteve (SE), analiza e urines, testet e faktorëve reumatikë dhe antitrupave antinuklearë , përcaktimi i sasisë së acidit urik në serum dhe ekzaminimi radiologjik i eshtrave dhe nyjeve.

Këto hulumtime janë me rëndësi të veçantë për vendosjen e diagnoses së saktë dhe më pas na nevoiten për vlerësim të mëtutjeshëm.

Sëmundjet reumatike nuk janë vetëm sëmundje të cilat lidhen me moshën e shtyer  por mund të jenëedhe  pezmatuese ku hynë sëmundjet sistemike të indit lidhor dhe degjenerative  të cilat paraqiten jo vetëm te personat në moshë por edhe tek të rinjtë për shkak të përkeqësimit të kushteve të punës dhe jetës, shprehive të këqija, aktivitetet e mangëta, mbipesha, stresi fizik. Këtu veçanërisht mendohet në sëmundjet degjenerative të boshtit të kurrizit, kukeve dhe gjunjëve.

Njëra nga metodat të cilën e realizojmë në poliklinikën Bel Medic International është  PRP aplikimi në nyje me ndryshime reumatizmale, me të cilën në mënyrë natyrale , përmes plazmës individuale e pasur me trombocite përmes faktorëve të rritjes regjenerojnë  pjesët e dëmtuara të struktures artikulare si dhe apkikimi lokal i barërave në nyje.

Klinikat tona

Klinikat më moderne – ekspertët më të shquar

Endokrinologji

Vizita endokrinologjike Vizita endokrinologjike përfshin bashkëbised...

Lexoje

Laboratori

Marrja e gjakut propozohet për preventive, deri në moshën 50 vjeça...

Lexoje

Gjinekologji

Gjinekologji Si degë e mjekësisë, gjinekologjia merret me studimin ...

Lexoje

Dermatologjia

Dermatologjia me kozmetologjinë Lëkura e bukur dhe e shëndoshë ë ...

Lexoje

Kardiologjia

Kardiologjia Ordinanca kardiologjike në  poliklinikën Bel Medic në...

Lexoje

Interne

Mjekësia interne Mjekësia interne  merret me problemet dhe sëmundj...

Lexoje